Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 04 Qershor 2020

1000 maturantëve iu anulohet provimi i maturës

E Mërkurë 25 Qershor 2014 09:17

Provimi Shtetëror i Maturës pritet të anulohet në 5 deri në 7 shkolla me 600 deri në njëmijë nxënës, kanë njoftuar burime të Kosovapress-it brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sipas këtyre burimeve, deri më tani nuk janë verifikuar të gjitha rastet e keqpërdorimit të këtij provimi në ditën e parë të mbajtjes së tij më 14 qershor, por i njëjti mund të anulohet edhe për 100 raste individuale të cilat ka bazë se e kanë keqpërdorur testin duke kopjuar apo në mënyra tjera si dhe do të ngritet kallëzim penal për së paku 2 mësimdhënës.

Burimet e njëjta nuk kanë thënë se në cilat qendra apo komuna do të anulohet ky provim, por kanë shtuar se nëse arrihet që të verifikohen të gjitha rastet e keqpërdorimit, të njëjtat do të publikohen nesër, më 25 qershor 2014.

Dita e parë e Provimit Shtetëror të Maturës 2014 ishte mbajtur në tërë Republikën e Kosovës më 14 qershor, derisa këtij testi i ishin nënshtruar mbi 40 mijë maturantë.

Dita e dytë e këtij provimi pritet të mbahet të shtunën, më 28 qershor 2014. 
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.