Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 04 Qershor 2020

Gjithçka gati për pjesën e dytë të testit të Maturës

E Premte 27 Qershor 2014 23:48

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) i ka bërë të gjitha përgatitjet për organizmin e pjesës së dytë të Provimit Shtetëror të Maturës, i cili pritet të mbahet sot ( e shtunë).

Kryetari i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde në MASHT, Mustafë Kadriu, ka thënë se MASHT i ka përgatitur testet të cilët në mesnatë janë dorëzuar nga kompania e kontraktuar për shtyp, rreth orës 4:00 të mëngjesit ato janë paraparë që të barten nëpër qendrat e testimit dhe deri në ora 9:00 të mëngjesit të ditës së sotme të gjitha kutitë e testimit duhet të jenë nëpër qendrat përkatëse.

Kadriu u ka bërë thirrje të gjithë nxënësve që të mos kenë me vete asgjë përveç lapsit dhe ujit pasi ka thënë se çdo telefon celular apo mjet tjetër i mundshëm për kopjim, nxënësin do ta nxjerr nga provimi dhe i njëjti do të dënohet duke ia pamundësuar edhe të drejtën e provimit për 3 deri në 5 vite.

Në ditën e shtunë do të jenë 3 mijë administrues-pjesëtarë të sigurimit civil të cilët janë kontraktuar nga MASHT, në secilën qendër do të jetë drejtori i shkollës, menaxheri i qendrës, një pjesëtarë i komunës si dhe pjesëtarët e sigurimit.

Testi të shtunën pritet të fillojw në ora 10:00 në rreth 400 qendra, do të zgjasë 180 minuta dhe përmban 80 pyetje.

Rezultatet e tij pritet të publikohen më 7 korrik derisa çdo nxënës që i ka 100 nga 200 pyetje të sakta do ta kaloj atë me sukses. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.