Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 04 Qershor 2020

Manipuluesit e testit të maturës, në Prokurori

E Premte 04 Korrik 2014 13:03Manipuluesit e testit të maturës do të përballen me Prokurorinë. Ministria e Arsimit ka marrë vendim që t’i dërgojë emrat e të gjithë nxënësve dhe administratorëve që kanë manipuluar gjatë pjesës së parë të testit të maturës. Në listën e ministrisë figurojnë emrat e rreth 100 personave që kanë manipuluar me testin e maturës në pjesën të mbajtur me 14 qershor. Zëvendësministri i i Arsimit, Nehat Mustafa, pohoi se Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës është në përfundim e sipër të listës me emrat e manipuluesve dhe atyre të cilët dëmtuan procesin e mbajtjes së testit të maturës 2014. “Janë diku më shumë se 110 persona emrat e te cilëve do t'i dërgojmë në Prokurori”, ka thënë Mustafa. Sipas tij, në atë listë gjenden emrat e studentëve, administratorëve të testit si dhe të vëzhguesve të cilët dëmtuan mbarëvajtjen e testit. “Atë listë do ta dërgojmë në Prokurori, dhe do ta bëjmë kallëzimin penal kundrejt atyre personave”, ka theksuar Mustafa, sipas të cilit çdo person që ka manipuluar do të përgjigjet para drejtësisë. /Tribuna/ 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.