Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 04 Qershor 2020

Në UPZ do të pranohen 122 studentë turq

E Marte 08 Korrik 2014 12:38

Në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren në vitin akademik 2014/2015 do të pranohen gjithsej 2419 studentë të rinj, prej të cilëve 289 janë turq, boshnjak e romë.

Të drejtë aplikimi kanë kandidatët që kanë kryer ndonjë shkollë të mesme në Kosovë derisa aplikacionet do të pranohen edhe nga vendet tjera. Në total 14 studentë të huaj do të pranohen për studime në UPZ.

Aplikimi nis më 8 korrik dhe mbyllet me 18 korrik.

Në UPZ, sivjet në drejtime të ndryshme do të pranohen 122 studentë të komunitetit turk të Kosovës.

Në UPZ do të pranohen 122 studentë turq

Në Fakultetin e Edukimit, në drejtimin e mësimdhënies do të pranohen 50 studentë turq dhe 50 të tjerë në drejtimin parashkollor.

Për të dyja drejtimet provimet pranuese do të mbahen më 23 korrik, me fillim nga ora 18:00.

Rezultatet do të shpallen me 28 korrik, në ora 10:00.

Regjistrimi do të bëhet nga 1 deri më 5 shtator.

Për më shumë informata:
http://uni-prizren.com/repository/docs/KONKURSI-SHQIP_2014-2015_228651.pdf

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.