Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 04 Qershor 2020

Për 10 mijë vende kanë aplikuar rreth 20 mijë kandidatë

E Shtunë 19 Korrik 2014 11:47

Rreth 20 mijë nxënës kanë aplikuar për t’u bërë studentë të Universitetit të Prishtinës. Mirëpo vetëm 10 mijë nga ta do ta kenë fatin që të pajisen me indeks.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, të enjten ka mbyllur konkursin për pranimin e studentëve të rinj.

Sipas drejtuesve të këtij universiteti, rreth 10 mijë e 54 vende janë të lira për të mirëpritur studentët në UP.

Zëdhënësi i rektoratit, Ardian Gola, thotë se për këtë vit, interesimi i atyre që dëshirojnë të bëhen pjesë e Universitetit të Prishtinës ka qenë mjaft i madh dhe se procesi i aplikimit të studentëve ka shkuar në mënyre të qetë.

“Procesi ka shkuar në mënyrë të qetë. Për 10 mijë vende kanë aplikuar rreth 20 mijë kandidatë”, ka thënë Gola. /Tribuna/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.