Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 04 Qershor 2020

Studentët shpallin ‘vdekjen klinike’ të UP-së

E Mërkurë 10 Shtator 2014 10:53

Një grup studentësh kanë vendosur që sot në mënyrë simbolike para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ta shpallim vdekjen klinike të UP-së.

Kjo pasi ata mendojnë se me zgjedhjen e rektorit,Ramadan Zejnullahu, universiteti ka rënë në vdekje klinike.Në një njoftim të tyre thuhet se suke i përcjellë zhvillimet e fundit në Universitet, në procesin e zgjedhjes së Rektorit, si studentë të pavarur të këtij universiteti janë jashtëzakonisht të shqetësuar me gjendjen e krijuar në këtë institucion.

“Ne mendojmë se me zgjedhjen e këtij rektori Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" i është dhënë goditja përfundimtare dhe universiteti ka rënë në vdekje klinike. Ne si student të këtij Universiteti sot në mënyrë simbolike në ora 13:00 para Rektoratit të UP-së do ta shpallim vdekjen klinike të UP-së.

Ne konsiderojmë se për ta zgjuar UP-në nga kjo gjendje duhet të ndodh një zgjim studentor e po ashtu edhe intelektual”, thuhet në njoftim.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.