Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 31 Maj 2020

Studentët, një javë kohë Këshillit drejtues të UP-së

E Hënë 15 Shtator 2014 14:15

Pas aktivitetit të sotëm para Rektoratit te Universitetit të Prishtinës, kryetarja e Këshillit Drejtues, Shefkie Islami kërkoi nga studentët protestues që t`u japin një javë kohë.

"Pas aktivitetit të sotëm para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, kryetarja e Këshillit Drejtues, Shefkie Islami kërkoi nga ne që t`u japim një javë kohë këtij Këshilli deri në nxjerrjen e një vendimi në lidhje me këtë çështje. Në mirëkuptim të Kryetares së KD , dhe për të mos bllokuar funksionalizimin e punës së Rektoratit ne po u japim një javë kohë që të reflektoj rektori me dorëheqje apo Këshilli Drejtues ta shkarkoj rektorin. Në të kundërtën ne do të vijojmë me protesta deri në realizimin e kërkesave tona. Ne si Grup i Pavarur jemi institucionalistë dhe i respektojmë institucionet në fjalë", thuhet në një njoftim të Grupit të Pavarur të Studentëve – UP. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.