Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 31 Maj 2020

UP, afat të dytë për regjistrimin e studentëve

E Mërkurë 17 Shtator 2014 11:43


Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina”, do të shpallë konkursin më 19 shtator për pranimin e studentëve në afatin e dytë për studimet themelore në vitin akademik 2014/2015.

Ende nuk dihet numri se sa studentë do të pranohen në afatin e dytë. Zyrtarë të Universitetit bëjnë të ditur se në mbledhjen e senatit do të miratohen propozimet nga Fakultetet për vendet e lira.

Pritet që më 19 shtator të mbahet mbledhja e senatit të Universitetit të Prishtinës, ku do të shpallet edhe konkursi i afatit të dytë për pranimin e studentëve të rinj.

Zyrtari i lartë ligjor në UP, Safet Thaçi, tha se në mbledhjen e senatit do të paraqiten propozimet nga njësitë akademike për vendet e lira.

“Do të vijnë propozimet nga njësitë akademike për vendet e mbetura në ato departamente ku ka hapësirë për afatin e dytë. Tani pas shpalljes së rezultatit të maturës edhe ne deri të premten do ta bëjmë konkursin të gatshëm dhe të premten do ta shpallim konkursin.”

Ndërkohë, në fakultetet më të kërkuara nga studentët si në Ekonomik, Edukim, Mjekësi, Filozofik e Juridik, është plotësuar numri i studentëve në disa programe që në afatin e parë.

Pritet që në afatin e dytë të ketë më shumë vende të lira për studentët me korrespodencë.

Dekani i Fakultetit të Filozofisë, Bujar Dugolli, tha për Radio Kosovën, se në këtë fakultet ka ende vende të lira në disa programe.

“Në departamentin e Filozofisë, janë 45 vende të lira për studentë të rregullt dhe 17 me korrespodencë; në departamentin e historisë kemi 90 vende të lira me korrespodencë, në shkencat politike 43 vende të lira me korrespodencë; në sociologji 71 vende me korrespodencë; në etnologji e antropologji kulturore kemi 22 vende të lira të rregullt dhe arkeologji kemi 38 vende të lira të rregullt.”

Dekani Dugolli, tha se nuk kanë planifikuar rritje të numrit të studentëve për afatin e dytë, pasi siç tha, Fakulteti Filozofik nuk ka më shumë kapacitet. Megjithatë, zyrtari i lartë ligjorë në Universitetin e Prishtinës, Safet Thaçi, tha se rektorati do t’i përmbahet shifrës së caktuar nga Ministria e Arsimit. Për këtë vit akademik, Universiteti i Prishtinës, do të pranojë rreth 10 mijë studentë të rinj. /rtk/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.