Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 31 Maj 2020

Shtyhet konkursi për afatin e dytë për pranimin e studentëve në UP

E Premte 19 Shtator 2014 13:58

Konkursi për pranimin e studentëve në afatin e dytë për studimet themelore në vitin akademik 2014/2015, i cili do të shpallej sot, është shtyrë për një ditë tjetër.

Kjo, pasi që gjatë mbledhjes së sotme të senatit, ku edhe do të miratoheshin propozimet nga fakultetet për vendet e lira, dikush ka penguar mbledhjen.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë me dije se kanë qenë një grup i studentëve të pavarur që po kundërshtojnë zgjedhjen e rektorit të ri Ramadan Zejnullahut, që kanë penguar mbledhjen e senatit, duke hyrë në sallë dhe duke penguar mbajtjen e kësaj mbledhje.

E si pasojë e kësaj, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, nuk ka mundur të shpallë konkursin për pranimin e studentëve në afatin e dytë.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.