Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 31 Maj 2020

Komuna e Prishtinës fillon shpërndarjen e shujtave nëpër shkolla

E Hënë 22 Shtator 2014 10:51Komuna e Prishtinës ka filluar të hënën shpërndarjen e shujtave falas nëpër shkollat e kryeqytetit, premtim ky i dhënë nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë fushtatës zgjedhore. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky është një hap i vogël për zbutjen e gjendjes sociale tek fëmijët. “Është një hap i vogël drejt barazisë. Është pak, por me këtë fillim shpresoj se do të ngrisim vetëdijën për shujta edhe më të mira për të gjithë fëmijët jo vetëm në Prishtinë dhe jo vetëm për klasat I – V. Sa për informatë, sot fillojmë me kifle me djath, nesër me vishnje, kroasan me puter, xhevrek dhe kifle me mollë. Të premteve edhe nga një pemë sezonale”, ka shkruar Ahmeti. Ai ka ftuar të gjithë të ndihmojnë në implementimin sa më të mirë të programit./kosovalive360/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.