Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 31 Maj 2020

Viti i ri akademik në UP nis me gjashtë ditë vonesë

E Premte 26 Shtator 2014 12:23

Viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës do të nisë më 6 tetor. Këtë e ka konfirmuar Adem Beha, këshilltar për media i rektorit Ramadan Zejnullahu.

Konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës (UP) "Hasan Prishtina" ende nuk është miratuar dhe nuk dihet as data kur do të publikohet.

Mbledhja e tretë Senatit, pas dy të parave të ndërprera forcërisht nga studentët protestues, ende nuk është caktuar.

Në të duhet të vendoset për datën e shpalljes së konkursit dhe numrin e studentëve që do të pranohen në afatin plotësues. Sipas Statutit të UP-së, viti i ri akademik duhet të fillojë më 1 tetor.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.