Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 31 Maj 2020

Parlamenti i Studentëve bojkoton mbledhjen e Senatit të UP-së

E Premte 26 Shtator 2014 13:49

Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Prishtinës, kundërshton veprimin e sotëm të rektorit të sapozgjedhur Ramadan Zejnullahu, i cili ka thirrur për sot mbledhjen e Senatit të UP-së vetëm një orë para mbajtjes së tij.

“Dihet qartë se mbledhjet e Senatit të UP-së duhet të thirren së paku dyzet e tetë (48), para mbledhjes në mënyrë të shkruar, apo formave të tjera të komunikimit. Kjo për Parlamentin e Studentëve është shkelja e radhës nga profesor Zejnullahu, e cila si i tillë nuk i kontribuon zhvillimeve normale në Universitet”, thuhet në një komunalë nga Parlamenti i Studentëve të UP-së.

Përfaqësuesit e Parlamenti Studentor thonë se ata nuk do të bëhet pjesë e shkeljeve ligjore, duke marrë pjesë në këtë mbledhje, duke bojkotuar atë në mënyrë demonstrative.

“Për ne përfaqësuesit legjitim të studentëve, të zgjedhur direkt nga vota e tyre, nuk është ndonjë çudi e madhe ky veprim i jashtëligjshëm i profesorit, andaj bëjmë thirrje profesor Zejnullahut që të mundësojë funksionimin normal të UP-së, duke u larguar nga funksioni që momentalisht ushtron jashtëligjshëm në UP”, thuhet në komunikatë.

Parlamenti i Studentëve paralajmëron rektorin e ri se mënyra paqësore e të protestuarit do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit tonë, dorëheqjen e rektorit Zejnullahu.

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e studentëve, duke kundërshtuar shkeljet e vazhdueshme në Universitet. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.