Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 31 Maj 2020

Mbi tre mijë studentë pritet të pranohen në afatin e dytë në UP

E Hënë 29 Shtator 2014 19:45

Të hënën është hapur edhe zyrtarisht konkursi i afatit të dytë për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës.

Në këtë afat parashihet të pranohen 3192 studentë, 1854 prej të cilave studentë të rregullt dhe 1338 me korrespondencë.

Sipas Adem Behës, këshilltarit të rektorit Ramadan Zejnullahu, konkursi do të qëndrojë i hapur deri me 7 tetor, ditën në të cilën pritet të fillojë edhe viti i ri akademik 2014/2015.

Afati i dytë për pranimin e studentëve ishte shtyrë deri me 26 shtator, pasi disa studentë protestues nuk kishin lejuar disa herë mbledhjen e Senatit për të vendosur lidhur me datën e hapjes së konkursit.

Si pasojë ai ishte shtyrë deri më tash, duke ndikuar po ashtu edhe në shtyrjen e fillimit të vitit akademik.

Sipas Adem Behës, këtë vit nuk parashihet të pranohen edhe familjarë të invalidëve, veteranëve e të dëshmorëve, në bazë të memorandumit që kishte ekzistuar më herët ndërmjet UP-së dhe shoqatave të dala nga lufta.

Ky memorandum ua mundësonte familjarëve të kësaj kategorie që të pranohen në Universitetin e Prishtinës edhe nëse ata dështojnë në provimin pranues.

Ai ka thënë se lehtësira do të kenë vetëm familjarët e dëshmorëve, ku do të kenë bonus pesë pikë në provimin pranues.

“Do të ketë lehtësira me pesë pikë bonus për familjarët e dëshmorëve si për gruan e fëmijët”, ka thënë Beha.

Sipas tij, është e pamundur të pranohen 600 studentë nga kjo kategori, pasi bëhet fjalë për një numër të madh të studentëve. /kallxo.com/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.