Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 30 Maj 2020

Jahjaga uron studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik

E Marte 07 Tetor 2014 14:55

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2014/2015 uroi të gjithë studentët, mësimdhënësit dhe stafin akademik.

Në urimin e Jahjagës thuhet:

Viti i ri akademik shënon fillimin e betejës për nxënien e dijes dhe të ngarendjes për të hyrë në botën reale përplot vullnet, entuziazëm dhe gatishmëri për ta bërë atë më të mirë dhe më të qëndrueshme. Viti i ri akademik është fillimi i realizimit të synimeve të secilit student për një shoqëri më të përparuar dhe më të zhvilluar, pjesë e pandashme e së cilës do të jenë vetë ata.

Uroj që viti i ri akademik të jetë viti i suksesit dhe i përmbushjes së vizioneve për një të ardhme më ndryshe për të gjithë të rinjtë e të rejat - sot studentë për herë të parë dhe ata që po ecin drejt përfundimit të studimeve – një të ardhme të ngjashme me të rinjtë e botës së zhvilluar e demokratike.

Kjo e ardhme do të ndërtohet së bashku, përmes frymës që përçon nevojat për një punë të madhe që na pret si shoqëri dhe si shtet. Një frymë e reformës së thellë në fushën e arsimit, ku dinjiteti i studentit dhe mësimdhënësit do të ruhet; ku do të respektohen vlerat, dija dhe mundësitë e secilit individ; ku do të rritet cilësia e arsimit në përgjithësi që do të mundësojë zhvillimin e përparimin e shtetit, i cili do t’u ofrojë të rinjve më shumë mundësi; dhe ku reforma do të shihet si nevojë e domosdoshmëri për ta bërë arsimin në përgjithësi një sistem të pavarur, autonom dhe profesional.

Ky është vit i rëndësishëm për vendin, për ju dhe për të gjithë Ne – qytetarë të Republikës së Kosovës. Vit kur duhet të tregojmë aftësinë tonë dhe mundësitë që kemi të realizojmë ëndrrën e atyre që kanë sakrifikuar për të tashmen tonë. E ardhmja duhet të jetë më ndryshe, më e begatë e më e mirë. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.