Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Gjysmëvjetori i dytë shkollor filloi pa probleme në shumicën e shkollave

E Hënë 05 Janar 2015 14:01Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës të hënën kanë nisin gjysmëvjetorin e dytë shkollor, pas pushimit dyjavor që e kishin. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka bërë të ditur se mësimi ka filluar në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar dhe në të gjitha shkollat e Kosovës, sipas kalendarit shkollor dhe pa probleme të mëdha në shumicën e shkollave.. Sipas të dhënave të MASHT-it, në këtë vit shkollor rreth 27 mijë nxënës u ulen për herë të parë në bankat shkollore, kurse numri i përgjithshëm i nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës është mbi 400 mijë nxënës. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ka zgjedhur për ta vizituar shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë për të parë nga afër fillimin e procesit mësimor për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2014-2015. Ai, i shoqëruar edhe nga drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, gjatë vizitës në këtë shkollë ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit kosovar për fillim të mbarë të gjysmëvjetorit, duke ju dëshiruar shëndet dhe suksese në mësimdhënie e mësimnxënie. “Kemi zgjedhur shkollën ‘Ismail Qemali’, që në mënyrë simbolike t`u urojmë fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të Republikës së Kosovës dhe t`u dëshirojmë një gjysmëvjetor sa më të suksesshëm”, tha ministri Bajrami. Ai ka theksuar se të gjithë së bashku do të punojnë që të kemi një shkollë sa më moderne, në mënyrë që nxënësit jo vetëm të mësojnë, por edhe të argëtohen, të përgatiten për sfidat jetësore dhe të aftësohen që një ditë të jenë bartës të proceseve. “Investimi në shkolla, në arsimimin e të rinjve, është investimi më i mirë që mund të bëhet në periudhën pas pavarësisë”, tha ministri Bajrami. Ai ka bërë të ditur se mësimi i ka filluar me rregull në të gjitha shkollat e Kosovës, ashtu siç është e planifikuar me kalendarin e vitit shkollor, me përjashtim të disa problemeve teknike në Malishevë dhe Shalë për të cilat ka thënë se do të evitohen gjatë ditës. Drejtoresha e DKA-së në Prishtinë Arbërie Nagavci njoftoi se mësimi ka filluar me kohë në të gjitha shkollat e kryeqytetit dhe se në koordinim me MASHT–in do të angazhohen që të ketë rezultate të mira në fund të vitit shkollor. Edhe më tej sistemi shkollor në Kosovë, përballet më vështirësi, shkolla të mbipopulluara, ku mësimi zhvillohet në klasë me më shumë se 45 nënës dhe më disa ndërrime si dhe me gjendje jo të mirë të personelit arsimor. Po ashtu, sistemi arsimor vazhdon të jetë i ndarë në baza etnike. Shkollat më mësim në gjuhën serbe, vazhdojnë të funksionojnë në bazë të planeve dhe programeve të hartuara nga autoritetet në Serbi dhe të paguhen nga Beogradi.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.