Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 11 Prill 2021

Rritja e pagave sipas buxhetit

E Premte 09 Janar 2015 13:12Rritja e pagave të mësimdhënësve do të bëhet bazuar në planifikimet buxhetore të këtij viti, ka thënë ministri i arsimit, Arsim Bajrami. Bajrami ka thënë se Kontrata Kolektive është duke u zbatuar me përjashtim të pikës që ka të bëjë me pagesën prej dy eurosh për shujtën ditore dhe pagesën e udhëtimeve për mësuesit udhëtarë. Gjatë një takimi që pati me ministrin e financave Avdullah Hoti është diskutuar rreth kërkesave të fundit të sindikalistëve të arsimit për Kontratën Kolektive të Arsimit Parauniversitar, adresuar Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Deri më tani nga Kontrata Kolektive janë zbatuar apo janë në zbatim e sipër këto pika: – Kontrata e punës pa afat të caktuar për të gjithë të punësuarit që i plotësojnë kriteret. – Avancimi i Kualifikimit të Mësimdhënësve pa pagesë dhe pa shkëputje nga puna. – Njohja e përvojës së punës 0,5% të pagës bazë për çdo vit. – Shpërblimet jubilare me rastin e pensionimit- tri paga. – Përfaqësuesit sindikal pjesëmarrës në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave në cilësi të vëzhguesit dhe pa të drejt vote. – Kryetarët e Sindikatave Komunale një ditë të lirë në javë. – Rritja e pagës që do të bëhet sipas planifikimeve të Qeverisë gjatë vitit 2015. Ndërsa vështërsitë që kemi në implementimin e Kontratës Kolektive të Arsimit Parauniversitar janë në dy pika: 1. Sigurimi i transportit për mësimdhënësit që udhëtojnë, në vlerë prej 70% të biletave të trafikut urban. Për këtë çështje do të takoj gjatë ditës kryetarët e komunave nga të cilët do të kërkoj që të marrin përsipër sigurimin e transportit për mësimdhënësit që udhëtojnë. 2. Sigurimi i shujtave ditore të ushqimit për 28.199 mësimdhënës të punësuar nga 2€ për ditë mësimi për 185 ditë mësimi në vit”, thuhet në njoftim./infoglobi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.