Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 11 Prill 2021

Hashim Thaçi nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa”

E Hënë 12 Janar 2015 14:02Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është nderuar sot nga Universiteti i Tiranës me titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në lirinë e popullit të Kosovës, reformat integruese drejt familjes euroatlantike si dhe zhvillimin social-ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ceremonia nisi me fjalën e prof.Dr. Dhori Kules, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe praninë e senatorëve të UT-së, shumë personaliteteve nga fusha e politikës, arsimit dhe fusha të tjera, Zv.Kryeministri Thaçi, pasi mori çmimin nga Rektori Kule, shprehu mirënjohjen e tij. Ai e nisi fjalën me ngjarjen më të fundit, pjesëmarrjen e shqiptarëve në Marshin e Republikës në Paris: “Në Paris ne dëshmuam solidaritetin, tolerancën e kombit shqiptar, – tha ai. – Kosova dhe Shqipëria i takojnë familjes euroatlantike dhe kombi shqiptar dallohet për tolerancën e tij”, trasnemton bw. Më tej, ai bëri një përmbledhje të përpjekjeve të Kosovës para dhe gjatë luftës për pavarësi si dhe mbështetjen që u dha nga Shqipëria. Po ashtu, ai falenderoi për titullin e dhënë nga Universiteti i Tiranës. “Roli i këtij institucioni është veçanërisht i shquar dhe dua të shpreh mirënjohje të veçantë për ata profesorë që erdhën në Kosovë disa vite më parë dhe dhanë ndihmë të çmuar në konsolidimin e Universitetit 'Hasan Prishtina'. Unë ndihem i nderuar jo vetëm për çmimin, por dhe për motivacionin e tij”, tha Thaçi.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.