Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 20 Prill 2021

Nis greva një orëshe e mësimdhënësve

E Marte 13 Janar 2015 08:42Sot ora e parë mësimore e ndërrimit të paradites dhe të pasdites nuk do të mbahet mësim. Një delegacion i SBASHK-ut, kryesuar nga kryetari z.Rrahan Jasharaj sot gjatë grevës,në prani të medieve ka vizituar shkollën fillore "Dardania" në Prishtinë. Aty është pritur nga kryetari i SAF dhe SAM i Prishtinës, z.Ahmet Pllana dhe nga mësimdhënësit e kësaj shkolle. Kryetari ishte në bashkëbisedë me mësimdhënësit e kësaj shkolle, të cilët në fund të vizitës i dhanë mesazhin "mos u dorëzoni, mos lëshoni pe". Kryetari ju ktheu "se ju betohem se me ju bashkë do të realizojmë kërkesat tona".greva2 Sipas raporteve të arritura grevës një-orëshe iu përgjigjën të gjitha shkollat e Kosovës,me përjashtim që raportet e para flasin se në Podujevë disa shkolla janë grevëthyese, emrat e të cilave do ti japim në informacionet tjera gjatë ditës. Antarët e kryesisë së SBASHK-ut vizituan disa shkolla në komunat e caktuara sipas agjendës së Këshillit Grevist, ku në ndërrimin e paradites, ora e parë mësimore nuk është mbajtur. Të gjithë mësimdhënësit i janë përgjigjur grevës, në shenjë proteste për mos zbatimin e katër pikave të kontratës Kolektive të sektorit të arsimit, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.