Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

MAShT: 61 shkolla nuk janë përfshirë fare në grevë

E Marte 13 Janar 2015 15:34Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka demantuar SBAShK-un, thotë se në 61 shkolla nuk është mbajtur greva. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), të martën ka dalë me një komunikatë për media ku sipas informatave të marra nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), lidhur me grevën e shpallur nga SBASHK-u, që mësimi të mos mbahet në orën e parë, në ndërrimin e paradites dhe pasdites bën të ditur se mësimdhënësit në 61 institucione arsimore në nivel vendi, nuk janë përfshirë fare në grevë dhe procesi edukativo-arsimor është zhvilluar normalisht, ndërsa në 15 institucione arsimore greva është mbajtur pjesërisht. “Qeveria e Kosovës në mandatin e kaluar ka ngritur pagat e mësimdhënësve dhe ka punuar shumë në krijimin e kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie. MAShT po punon vazhdimisht edhe tani në këtë drejtim, por, edhe në përmirësimin e situatës financiare të mësimdhënësve”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë. Në këtë drejtim,thuhet në komunikatë sa i përket Kontratës Kolektive, janë plotësuar të gjitha pikat përpos shujtës ditore, për të cilën po punohet për të gjetur një zgjidhje. Duke qenë se Qeveria e re është në fillimet e punës së saj, MAShT kërkon mirëkuptim nga SBAShK-u dhe mësimdhënësit, në mënyrë që të jepet kohë për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme. MAShT kërkon që të mos ndërpritet procesi mësimor në institucionet e arsimit parauniversitar, ndërsa do vazhdojë përpjekjet në drejtim të realizimit të plotë të Kontratës Kolektive.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.