Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Përfundon greva në shkolla

E Enjte 22 Janar 2015 11:04Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme sot ka filluar greva dy orëshe në shenjë pakënaqësie ndaj mos përmbushjes së kontratës kolektive nga ana e Qeverisë së Kosovës. Sipas SBASHK-ut për të parë nga afër se si po rrjedh greva nëpër komunat e Kosovës dhe për të bashkëbiseduar me arsimtarët grevistë, Këshilli Grevist Qendror gjatë së enjtes do të vizitojë disa nga shkollat fillore dhe të mesme. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në orën 8 ka qëndruar në shkollën fillore “Selman Riza” në Fushë Kosovë ndërsa më vonë në shkollën fillore "Nazim Gafurri" në Prishtinë. Jasharaj, tha se sipas raporteve të para që i kanë mund të thuhet që greva është pothuajse duke u mbajtur qind për qind në të gjitha shkollat, duke shtuar se edhe ato shkolla të cilat në grevën e kaluar nuk kanë qenë aktive sot i janë bashkangjitur kësaj të fundit. Ai pohoi se pasdite do t’i kenë raportet e para, duke besuar se të gjitha shkollat do ta përkrahin grevën. “Tani jemi në shkollën ‘Nazim Gafurr’i dhe e pat edhe vet këtu është një atmosferë greve, por edhe nga raportet e para që i morëm rrugës dhe edhe kujdestari që është në selinë e SBASHK-ut, flitet se grevës së sotme dy orëshe i janë përgjigjur pothuajse një qind për qind të shkollave. Ne pasdite do ta kemi raportin e plotë dhe unë besoj se të gjitha shkollat e arsimit para universitar do të jenë në grevë , aq më tepër sot jemi edhe më të fortë sepse nga ora dhjetë deri në ora 12 po fillon me grevën edhe Universiteti , dhe duke parë këtë situatë uroj që Qeveria më në fund të kuptojë se e kemi shumë seriozisht”, tha Jasharaj. E, kjo nuk është kërkesë e madhe ndaj Qeverisë, madje sipas, Jasharajt, kjo është kërkesë normale që mësimdhënësit të jenë të barabartë me të tjerët . Ndërsa, Arif Abazi, kryetar i sindikatës së shkollës “Nazim Gafurri”, tha se në këtë shkollë të gjithë mësimdhënësit i janë bashkuar grevës dhe se do ta përkrahin deri në realizimin e kërkesave. “Ne sot jemi në grevë , grevës i janë përgjigjur të gjithë mësimdhënësit në ndërrimin e paradites , po ashtu në takimin e djeshëm jemi dakorduar edhe kemi një marrëveshje që edhe ata të pasdites duhet të mbajnë grevë, kështu që ne jemi të gjithë në grevë .....edhe javën e kaluar kemi mbajtur grevë një orëshe sipas planifikimeve të SBASHK-ut”, pohoi Abazi. Ndryshe, greva për mësimdhënësit në të gjitha nivelet arsimit para universitar është mbajtur edhe më 14 janar janar të këtij muaji, për shkak të mos plotësimit të kërkesave të arsimtarëve nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovë.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.