Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 07 Korrik 2020

Qeveria u kërkon mësimdhënësve grevistë “mirëkuptim” deri në qershor

E Hënë 26 Janar 2015 12:16Qeveria e Kosovës u ka kërkuar “mirëkuptim” sindikatave të arsimit parauniversitar, rreth implementimit të pikës më “të nxehtë” të Kontratës Kolektive atë të sigurimit të shujtës ditore, që kap vlerën totale afro 10 milionë euro në vit, duke u kërkuar të ndërpriten grevat deri në rishikimin e buxhetit, shkruan sot Koha Ditore. Por, drejtues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe të Shkencës së Kosovës (SBASHK) paralajmërojnë se do të vazhdojnë me greva dhe se në këtë javë do të bojkotohet mësimi tërëditor, ndryshe nga dy javët e kaluara kur në herën e parë, një ditë mësimi nuk është mbajtur vetëm në një orë mësimi - në të dy ndërresat, kurse herën e dytë mësimi nuk është mbajtur në dy orët e para të të dy ndërresave. SBASHK-u madje po kërcënon se nëse Qeveria nuk do ta implementojë KK-në as pas “veprimeve të buta” të mësimdhënësve, atëherë do të hyhet në grevë të përgjithshme, duke u ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, për një afat të pacaktuar. Drejtues të Qeverisë bëjnë të ditur se po shqyrtojnë mundësinë e implementimit të KK-së edhe në mënyrë retroaktive, por se kjo nuk mund të ndodhë para rishikimit të buxhetit, kur pritet që të gjenden mjete nga kursimet e kategorive të ndryshme të shpenzimeve.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.