Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Nga ulja e lindjeve, ulet numri i nxënësve

E Enjte 29 Janar 2015 09:29Ulja e numrit të nxënësve në klasat e shkollave, sipas zyrtarëve të vendit, nuk është e lidhur doemos me migrimin. Edhe pse në Ministrinë e Arsimit thonë se arsyet e sakta do t'i mësojnë më 4 shkurt, kur të marrin raportet nga komunat e vendit, ata besojnë se edhe ulja e numrit të lindjeve në vend, po shkakton pakësimin e nxënësve në shkolla. Gjatë vitit të kaluar, shkollimin e kanë braktisur rreth 14 mijë fëmijë të Kosovës. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se janë të shqetësuar për këtë dukuri, aq më shumë kur kanë krijuar lehtësira në shkollim, duke u shpërndarë edhe libra falas. Shkaqet e braktisjes së shkollimit, zyrtarët thonë se ende nuk i kanë tërësisht të qarta. Por kjo do të kuptohet më 4 shkurt, kur edhe pritet të ketë statistika konkrete për këtë çështje, nga drejtorët e drejtorive komunale të arsimit në vend. Azem Guri, Këshilltar Politik në Ministrinë e Arsimit thotë se “... në gjysmë vjetorin e parë që ka përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar, kemi konstatuar se kemi një rënie të numrit të nxënësve prej 14 mijë e 991 nxënës, në përgjithësi në arsimin para universitar, por kjo shifër nuk mund t;iu referohet se ka të bëjë me migrimin, pavarësisht që një numër i caktuar i nxënësve me familjet e tyre kanë migruar me familjet e tyre jashtë vendit. Por rënia e numrit të nxënësve është në trend nëse marrim vitin paraprak, ne kemi 15 mijë e 300 nxënës më pak, që i bie se për dy vite numri i nxënësve është 30 mijë më pak në arsimin parauniversitar...” Rënien e numrit të nxënësve, drejtuesit e Ministrisë së Arsimit e ndërlidhin edhe me numrin e ulët të lindjeve në Kosovë, fenomen që është duke u regjistruar viteve të fundit.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.