Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Grevë njëditore në arsimin parauniversitar

E Enjte 29 Janar 2015 13:25Shkollat fillore dhe të mesme nuk do të punojnë të premten. Bojkotimi i mësimit vjen si pakënaqësi e punëtorëve të arsimit për moszbatimin e Kontratës Kolektive nga Qeveria e Kosovës. Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka porositur prindërit që të mos i dërgojnë fëmijët në shkolla ngase sipas tij të premten duke filluar nga ora 08:00 do të mbahet grevë njëditore. Ai ka pohuar se kërkesat e tyre janë të njëjta, si pagesa prej dy euro në ditë për shujtë për mësimdhënësit, realizimi prej 0,5 për qind i pagesës për çdo vit të punës, 70 për qind e mjeteve për mësimdhënësit udhëtarë si dhe tre paga suplementare, të cilat janë të garantuara me Ligjin e Punës dhe Kontratën Kolektive.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.