Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Greva po mbahet në 90 për qind të shkollave

E Premte 30 Janar 2015 11:43

Greva në arsim po mbahet në shumicën e shkollave të Kosovës.  Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka konfirmuar për “Zërin” se mësimdhënësit kanë hyrë në grevë, kurse në shkolla nuk ka nxënës. “Kemi marrë raportet e para dhe mund të them se 99 për qind e shkollave janë në grevë. Në shumicën e shkollave, mësimdhënësit janë në objekte shkollore, të dy ndërrimet janë bërë bashkë (mësimdhënësit) dhe do të rrinë deri në ora 12:00, kohë kjo kur greva do të shpallet e përfunduar”.

Jasharaj ka thënë se ka edhe shkolla që nuk i janë përgjigjur grevës, por sipas tij me këtë numër nuk  mund të dëmtohet imazhi i grevës. Sipas raporteve që kanë arritur në SBASHK rreth 15 shkolla në komunën e Podujevës nuk kanë hyrë në grevë, si dhe në komunën e Therandës dy shkolla, po ashtu nuk i janë përgjigjur grevës.

Kreu i SBASHK-ut thotë se pas përfundimit të grevës do të mbahet një mbledhje e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, në të cilën do të vendoset për masat tjera sindikale deri në jetësimin e Kontratës Kolektive në arsim që është edhe kërkesa e mësimdhënësve grevistë. 

Ndërkaq është raportuar se edhe në Prishtinë ka pas shkolla që nuk i janë përgjigjur ftesës për grevë.
/Zëri/   
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.