Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Mbi 28 mijë nxënës u regjistruan në klasën e parë

E Hënë 31 Gusht 2015 15:33

Numri i fëmijëve që regjistrojnë klasën e parë, nga viti në vit po shënon rënie.

Krahasuar me vitin shkollor 2005/06 kur numri i nxënësve që regjistruan klasën e parë ishte 32 mijë, në vitin 2015/16 numri i të regjistruarve bie në 28 mijë.

Edhe në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, pranojnë se ka rënie të theksuar të nxënësve që nisin shkollimin fillor. Arsye për këtë, thonë se është rënia e natalitetit dhe migrimi i familjeve nga Kosova.

Nga viti 2005 deri në vitin 2010 numri i nxënësve që regjistruan klasën e parë shkonte në 30 mijë. E në vitin shkollor 2011/12 ra në 29 mijë, ku vazhdoi përsëri me rënie në vitin 2012/13, në 28 mijë.

Vitin e kaluar, 28 mijë e 202 nxënës e regjistruan klasën e parë. Ndryshon për 4 mijë më pak krahasuar me 10 vjet më parë.

Këshilltari i ministrit të arsimit, Azem Guri, duke u thirrur në statistikat e sistemit të menaxhimit të informatave në arsim, thotë se po vërehet një rënie e theksuar e nxënësve që për herë të parë i bashkohen shkollës.

Numri i përgjithshëm në sistemin e arsimit parauniversitar është mbi 390 mijë nxënës. Prej tyre, 28 mijë janë në klasat e para e 32 mijë në klasat e dhjeta.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.