Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Bajrami: Të gjithë nxënësit e mësimdhënësit do të pajisen me tablet e laptop

E Marte 01 Shtator 2015 19:21

Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës sot ka filluar viti i ri shkollor 2015/2016. Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka vizituar nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në kryeqytet me ç’rast ka sqaruar se përveç në dhjetë shkolla që ende nuk ka filluar mësimi, në të gjitha shkollat tjera procesi ka filluar për së mbari.

Sipas ministrit, edhe në shkollat që sot nuk ka filluar mësimi, kjo do të ndodhë më 15 shtator për shkak se punimet ende nuk kanë përfunduar.

Ministri Bajrami u premtoi të gjithë qytetarëve të Kosovës që do të krijojnë shkolla cilësore dhe që fëmijët e tyre do të gëzojnë një mësimdhënie moderne.

Bajrami tha se do të bëjnë ndryshime rrënjësore – nga shkollimi klasik do të kalojnë në atë modern, me ç’rast do të pajisen të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me laptopë dhe tabletë që të mësojnë në mënyre digjitale, gjë e cila do të jetë më e lehtë edhe për fëmijët sepse nuk do të kenë nevojë që t’i marrin të gjitha librat në shkollë.

“Sivjet fillojmë tranzicionin nga shkolla klasike në shkollë moderne. Do të zbatojmë pilotimin e mësimdhënies elektronike, digjitale dhe do të fillojmë t’i pajisim nxënësit dhe mësimdhënësit më laptop dhe tabletë dhe me format tjera që ata të fillojnë me mësimin elektronik” , ka thënë Bajrami.

Ministri gjatë vizitës në shkollën fillore “Faik Konica” ishte i shoqëruar nga drejtoresha për Arsim në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci.

Ajo tha se synim kryesor i tyre si drejtori komunale, është ngritja e cilësisë së arsimit në komunën e Prishtinës.

Kjo sipas saj ka filluar – me ç’rast ajo ka përmendur mësimin gjithëditor në tri shkolla të kryeqytetit. /kp/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.