Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Jahjaga në shënimin e 100-vjetorit të shkollës shqipe në trevën e Deçanit

E Marte 01 Shtator 2015 19:39

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori sot pjesë në manifestimin për 100-vjetorin e shkollës shqipe në trevën e Deçanit, të organizuar nga shoqata e historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan.

Në manifestim morën pjesë edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ish-kryetari i Kuvendit, zotëri Jakup Krasniqi, kryetari i komunës së Deçanit, zotëri Rasim Selmanaj, anëtarë të familjeve të dëshmoreve, përfaqësues të Institutit të Historisë dhe studiues.

Presidentja Jahjaga mbajti edhe një fjalim në shënim të përvjetorit të 100-te të shkollës shqipe në Deçan dhe foli edhe për mbijetesën e arsimit dhe për rëndësinë e arsimimit dhe edukimit.

Pas përfundimit të manifestimit, Presidentja Jahjaga vizitoi shkollën fillore “Sylë Alaj” në Drenoc të Deçanit dhe bashkëbisedoi me nxënësit dhe me personelin arsimor te shkollës.

Gjatë vizitës në Deçan, Presidentja Jahjaga u takua edhe me kryetarin e Deçanit, zotëri Rasim Selmanaj, në ndërtesën e komunës. Presidentja Jahjaga u njoftua nga kryetari Selmanaj për zhvillimet aktuale në komunë dhe projektet zhvillimore të saj.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.