Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria 56.7 për qind
E Enjte 10 Shtator 2015 14:06
Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), ka bërë publikimin e rezultateve të Provimit të Maturës Shtetërore 2015 në afatin e gushtit, ku provimit në këtë afat i janë nënshtruar 14.691 maturantë, ndërsa kalueshmëria është 8. 296, apo 56.7 për qind.
Sipas një komunikate për media, kryetari i KQShM-së, Azem Guri, ka vlerësuar se procesi i Provimit të Maturës këtë vit ka qenë i suksesshëm dhe në përputhje me kriteret, të cilat i ka përcaktuar KQShM.
KQShM ka qenë mjaft e fokusuar në administrimin e mirë të Provimit të Maturës, prandaj vlerësojmë se administrimi edhe në afatin e parë, por edhe në afatin e gushtit ka qenë mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga Komisioni. Kjo është Matura e fundit që organizohet me Ligjin në fuqi, për arsye se gjatë këtyre muajve Ligji i ri i Maturës pritet që të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe mbi bazën e tij të organizojmë Maturën e radhës, ka theksuar ai.
Guri, po ashtu, ka vlerësuar rolin e mediave në prezantimin që i kanë bërë procesit të maturës, në të dy afatet.
Ndryshe, kalueshmëria në gjimnaze është 73.5 për qind, ndërsa në shkollat e mesme profesionale 51.8 për qind. Numri i përgjithshëm i maturantëve, të cilët kanë kaluar provimin, përfshirë edhe afatin e qershorit është 25. 551 maturantë apo 79.9 për qind, ndërsa numri i maturantëve, të cilët nuk e kanë kaluar është 6. 463 maturantë.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.