Minoritetet kërkojnë të drejtat e tyre për arsim
E Hënë 21 Shtator 2015 18:58
Komisioni parlamentar për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, në mbledhjen e sotme shqyrtoi çështjen e Rektoratit të UP-së në lidhje me mos-hapjen e afatit të dytë për pranim të studentëve nga radhët e komunitetit pakicë në vend. Nga anëtarët e këtij Komisioni u kërkua që të hapet afati i tretë për regjistrimin e studentëve edhe të këtij komuniteti.
Kryetarja e Komisionit, Jasmina Zhivkoviq, kërkoi nga anëtarët që ta mbështesin kërkesën e saj për mundësinë e hapjes së afatit të tretë nga Rektorati për pranimin e studentëve të komunitetit jo-shumicë, të cilët i kanë përmbushur kuotat e caktuara në afatin e parë. Ajo theksoi se për këtë çështje duhet të themelohet një Grup punues dhe të njoftohen me këto kërkesa Ministria e Arsimit dhe Rektorati.
Ndërkaq, anëtari i këtij Komisioni, Veton Berisha, thekson se me Udhëzim administrativ u është dhënë hapësirë dhe mundësi komuniteteve pakicë për të ngritur nivelin e edukimit.
Në momentin kur është bërë Udhëzimi administrativ është menduar që me lënë një hapësirë dhe me iu dhënë një mundësi komuniteteve pakicë për të gritë nivelin e edukimit. Komuniteti pakicë mos të trajtohet sikur që ka qenë përpara politikë e ngufatjes dhe ndërprerjes në edukim, tha Berisha, raporton KP.
Sipas tij, ajo çfarë po ndodh me arsimin për minoritetet është shqetësuese, pasi, sipas tij, ka pabarazi.
Anëtari tjetër i Komisionit, Danush Ademi nga radhët e Grupit 6+, tha se çdo vit po paraqiten probleme për rezervimin e vendeve për komunitete, ku 328 vende janë të rezervuara për ta. Sipas tij, në këtë rast me mos-hapjen e afatit të dytë, atyre po u shkelen të drejtat.
Unë mendoj se nxënësit duhet të regjistrohen sipas kualifikimeve (pikëve) ku e meritojnë... Ne kemi listën këtu që aplikantët e kanë kaluar me pikët e kërkuara provimin dhe nuk janë pranuar në afatin e parë. Kjo është brengosëse, theksoi Ademi.
Edhe deputeti që është anëtari Komisionit për Kthim, Agim Kikaj nga radhët e LDK-së, kërkoi të përsëritet konkursi për ato vende dhe për ato kuota që janë të parapara për komunitetet jo-shumicë.
Unë do të mbështetja edhe një herë publikimin e konkursit për ato vende dhe për ato kuota që janë të parapara për komunitetet jo-shumicë, në këtë rast jo serb, por për komunitetet tjera. Kështu që të bëjmë kujdes të mos e politizojmë se nuk ka ndonjë motiv, tha Kikaj.
Ndërkaq, anëtarja e Komisionit Mufera Shinik, nga radhët e Grupit 6+, kërkoi të merret diploma në gjuhen turke për ata që kryejnë shkollën me këtë gjuhë.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.