 | Dashi(21/3 - 20/4) Shmanguni nga debatet e kota, sepse përfundimin e
tyre nuk mund ta parashikojmë. Përqendrohuni te puna apo shkolla, në mënyrë
që të bëni diçka të vlefshme me jetën tuaj. |
 | Demi(21/4 - 20/5) Jini më i hapur ndaj ideve dhe
eksperiencave të reja të cilat mund të sjellin variacion në
jetën tuaj. Pak ndryshim nuk ju bën keq, edhe në ambientin ku
jetoni. |
 | Binjakët(21/5 - 21/6 ) Do të ballafaqoheni me disa
probleme të cilat do tju bëjnë të reflektoni më shumë për jetën.
Duhet të filloni ti shikoni gjërat me një sy tjetër, me një
sens optimizmit dhe realizmi në të njëjtën kohë. |
 | Gaforrja (22/6 - 22/7 ) Bëni kujdes me shpenzimet, sepse
rrezikoni të kaloni masën. Kujdes edhe me borxhet, sepse mund
tju mblidhen dhe nuk do të dini si ti paguani. Tregoni kujdes
në çdo hap që hidhni. |
 | Luani (27/7 - 23/8) Jeni një luan i vërtetë në çdo veprim
që bëni. Por deliri i madhështisë mund tju dëmtojnë shumë.
Tregohuni më i kujdesshëm dhe më i matur, sepse krenaria e
tepërt është e dëmshme. |
 | Virgjëresha(24/8 - 22/9) Me optimizëm do të arrini të
kaloni pengesat që ju dalin gjatë rrugës. Jeni tip i qetë, ndaj
dhe kjo do të vlerësohet shumë në rrethin shoqëror. Një person i
afërt me ju mund të ketë nevojë për një këshillë nga ju, nga e
cila do të mësoni edhe ju vetë. |
 | Peshorja(23/9 - 22/10) Po i jepni më shumë rëndësi nga
çduhet disa çështjeve jo fort thelbësore. Kjo do tju bëjë të
largoni vëmendjen nga ajo që është substanciale dhe e
rëndësishme për jetën tuaj, familja. |
 | Akrepi(23/10 - 22/11) Yjet ju favorizojnë që të realizoni
një marrëdhënie të re, e cila mund të shndërrohet në një lidhje
të fortë dashurie. Keni premisa për të qenë në çdo moment i
shoqëruar, gjë që për shumë njerëz është një plus i madh, por
për ju pa bezdisës. |
 | Shigjetari(23/11 - 21/12) Keni shpenzuar shumë kohët e
fundit, dhe kjo ju bën të ndiheni në faj. Por të shpenzuarit
është hobi juaj më i madh dhe njerëzit që ju rrethojnë e dinë
shumë mirë këtë detaj. Prandaj mos ndryshoni natyrën tuaj. |
 | Bricjapi(22/12 - 20/1) Jeni optimiste se diçka e mirë do
të ndodhë në jetën tuaj. Nuk jeni gabuar, sepse kjo parandjenjë
do të realizohet shumë shpejt. Mund tju vijë një ofertë për
punë, ose universitet. |
 | Ujori(21/1 - 20/2) Në lojë keni dëshirë që gjithmonë të
jeni ju fitues. Por kjo nuk është shumë gjë e mirë, sepse duhet
të mësoheni edhe me humbjen. Bëni kujdes, sepse mund të ndjeheni
i zhgënjyer në të ardhmen. |
 | Peshqit (21/2 - 20/3 ) Për disa ditë, do të ndjeni shumë
pranë anëtarët e familjes, por do tju mungojë një person i
zemrës. Shijoni çdo moment me të familjarët, sepse do të fitoni
energji të reja për tu përballur me muajt në vazhdim. |