Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 31 Korrik 2021

Haradinaj: Do kursej fjalët, por jo edhe punën

E Premte 30 Nëntor 2012 04:06

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj iu drejtua sonte  qytetarëve të shumtë, të cilët ishin mbledhur në sheshin “Nënë Terezë” në Prishtinë, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen.
Haradinaj deklaroi se ai do të punojë për ngritjen e qeverisjes, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.
“E di që nuk jemi parë moti dhe kemi shumëçka të flasim, por unë si gjithmonë do të kursej fjalët, por jo edhe punën”, tha Haradinaj.

Fjalimi i Haradinajt u përcoll gjatë me duartrokitje, brohoritje dhe fishekzjarre.
Si raporton Indeksonline, në sheshin “Nëna Terezë” foli edhe avokati mbrojtës i Haradinajt, Ben Emerson, i cili tha se i ka kërkuar ish-kryeprokurores së Gjykatës në Hagë, Carla Del Ponte, që t’i kërkojë falje Ramush Haradinajt dhe Kosovës.

“Del Ponte më është përgjigjur vetëm me të qeshur”, tha Emerson dhe shtoi se kjo tregon se me sa përgjegjësi e merr ajo një çështje në Tribunalin e Hagës.
Ai njoftoi se do të fillojë një hetim për punën e saj, në mënyrë që ajo të mos mund ta vazhdojë punën në Gjykatën për krimet në Siri dhe se do të kërkojë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut që ajo të suspendohet.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.