Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 01 Gusht 2021

Jahjaga llogarit në Hardinajn

E Premte 30 Nëntor 2012 18:58

Presidentja Atifete Jahjaga, priti sot ish-kryeministrin dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, duke i uruar mirëseardhje pas lirimit dhe shpalljes të pafajshëm për të gjitha akuzat nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.

Jahjaga tha se ky është një gëzim jo vetëm për familjen e tij, por edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse kauza për të cilën ka luftuar Haradinaj dhe angazhimi i tij mbetet e pastër dhe kontributi i tij për shoqërinë dhe për Kosovën, ashtu si edhe në të kaluarën, do të jetë domethënës.

Ajo theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në proceset demokratike, por tha se si çdo shtet tjetër në tranzicion po bëhen përpjekje që duke respektuar ligjin dhe Kushtetutën të realizohen synimet.

Jahjaga vlerësoi kontributin e AAK-së si konstruktiv dhe të konsiderueshëm dhe theksoi se me caktimin e nënkryetarit të kësaj partie, si koordinator politik për dialog me Serbinë, kontributi i saj në gjithë procesin të jetë më i theksuar.

Jahjaga i dha përkrahje dhe mbështetje Haradinajt dhe theksoi se llogarit në punën e tij dhe të subjektit që udhëheqë në punën e përbashkët për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës dhe për avancimin e proceseve drejt integrimeve euro-atlantike dhe në thellimin e miqësisë me miqtë ndërkombëtarë.

Kryetari i AAK-së,Ramush Haradinaj, e falënderoi presidenten Jahjaga për pritjen dhe për mbështetjen që i ka ofruar. Ai e vlerësoi gjithashtu gjithë pritjen që i është bërë në Kosovë pas lirimit nga Gjykata dhe tha se ka përcjellë me vëmendje gjithë proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Haradinaj theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm por gjithashtu tha se ka edhe sfida në rrugën e saj përpara, të cilat do të tejkalohen me angazhimin e të gjithëve së bashku. Ai tha se proceset demokratike në vend kanë nevojë për një dinamizëm dhe kjo do të arrihet me angazhimin e përbashkët.

Jahjaga dhe Haradinaj biseduan edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin BE-së dhe me përkrahjen e SHBA-së, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.