Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 14 Qershor 2021

Haradinaj për Anadollya: Punës së kryeministrit ia nisi në fillim të 2013

E Shtunë 22 Dhjetor 2012 09:49

 Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve Anadollya ka thënë se me PDK-në tashmë ka arritur ujdinë që në fillim të vitit 2013 të fillojë të kryejë funksionin e kryeministrit të vendit.

Si transmeton agjencia serbe FoNet, duke folur për platformën serbe, ai ka thënë se propozimi serbe për rregullimin e çështjes së veriut të Kosovës “sipas modelit të entitetit serb në Bosnjë” është i vonuar dhe joreal dhe ka theksuar se deklarimet e tilla nuk do të ndikojnë në vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Haradinaj ka shfaqur shpresën që edhe serbët e Kosovës do të kuptojnë gabimin e vet, do të ndërpresin bllokadën e proceseve reformuese dhe do të kuptojnë përparësitë e integrimit në shoqërinë kosovare.

Po ashtu, në intervistën dhënë agjencisë turke të lajmeve, kreu i AAK-së ka theksuar se si kryeministër i Kosovës do të bëjë gjithçka “për intensifikimin e punës më efikase në normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve fqinje, si dhe përbrenda vet Kosovës”.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.

 

Shkruani e-mailin tuaj për tu abonuar në pakon e lajmeve të Kosovahaber'it