Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 14 Qershor 2021

E bija e Erdoganit nuk i ka dërguar porosi Dacicit

E Shtunë 22 Dhjetor 2012 16:39

E bija e kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk ka shkruar në rrjetin social Twitter për Kosovën dhe për Bosnjën, ashtu sic është transmetuar nga mediat në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.

Në këto lajme thuhej se Sumeyye Erdogan ka shkruar:
“Mendoj se Serbia ka bërë mjaftë kundër myslimanëve të Srebernicës. Ka ardhur koha që të ndalet urrejtja kundër myslimanëve të Ballkanit”, ka thënë në një postim Sumeyye Erdogan.

Ndërkaq, në një postim tjetër ajo i drejtohet kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, me këto fjalë: “Z. Ivica Dacic, unë, vajza e Recep Tayyip Erdoganit, do të doja ta di mendimin tuaj se pse ju i urreni myslimanët e Kosovës?”.

Megjithëkëtë burime të sigurta kanë bërë të ditur se e bija e Erdoganit nuk i ka postuar këto porosi.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.

 

Shkruani e-mailin tuaj për tu abonuar në pakon e lajmeve të Kosovahaber'it