Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 14 Qershor 2021

Haradinaj beson se do të jetë kryeministër i vendit

23 Dhjetor 2012 16:25

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në mënyrë implicite ka artikuluar besimin e tij se në fillim të vitit të ardhshëm do të jetë kryeminstër i vendit. Të shtunën pasdite, në Kaçanik, ai ka deklaruar se beson se në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë të punoj për qytetarët e vendit.

"Shumë kohë kemi humbur duke folur e mundësia për me punuar nuk është shfrytëzuar në mënyrën e duhur. Besoj se me fillimin e vitit do të fillojmë me punuar për me ndryshuar diçka në jetën e njerëzve të vendit tim, në jetën e qytetarëve të Kaçanikut e të krejt Kosovës", ka thënë Haradinaj në tubimin me anëtarë dhe simpatizantë kaçanikas të partisë së tij, në Pallatin e Kulturës. Ai ka theksuar se di të punojë për vendin. "Sot, edhe pse ftohtë në Kosovë, ftohtë në Kaçanik, unë kam ardhur me sjellë edhe shpresë, edhe optimizëm, edhe besim se do të dimë me punuar", është shprehur Haradinaj, raporton korrespondenti i Kohës Ditore. Sipas tij, nuk është më koha me e bërë listën e të këqiave e me ia treguar njëri-tjetrit. "Jemi ofruar me qeverisë me vendin sa ma shpejt që të jete e mundur. Po hyjmë në një vit që ka me qenë vit pune. Po vjen koha kur flasim me punë. Urime ky vit që po vjen, folshim me punë", ka thënë Hardinaj.

Fillimisht Haradinaj u ka bërë homazhe të rënëve për liri, ndërsa pas tubimit në Kaçanik e ka vazhduar rrugën për në Han të Elezit.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.

 

Shkruani e-mailin tuaj për tu abonuar në pakon e lajmeve të Kosovahaber'it