Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 14 Qershor 2021

Dacic: Urgjentisht t’i dërgojmë emisarët në vendet islamike

E Hënë 24 Dhjetor 2012 12:57

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, tha sot se Serbia duhet urgjentisht të dërgojë emisarë në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, e veçanërisht në shtetet e mëdha islamike.

Dacic, në televizionin serb “TV Prva” ka thënë se Kosova e pavarur është pranuar nga Pakistani, dhe nëse këtë e bënë edhe Egjipti, Serbia do të ketë pasoja të rënda.

"Nuk e di a jemi të vetëdijshëm se jemi në situatë të humbur. Pakistani e ka njohur pavarësinë e Kosovës. A po merret dikush me shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj?", pyeti Dacic.

Ai theksoi se vëmendja duhet të përkushtohet në këtë temë, duke shtuar se p.sh. Fixhi, që është shtet i vogël, e ka pranuar pavarësinë vetëm pse përfaqësuesit e pushtetit në Prishtinë kanë shkuar dhe lobuar atje.

"Unë jam i sigurt se 99 për qind e qytetarëve serbë nuk e di se ku është Fixhi, siç nuk e dinë qytetarët e këtij shteti se ku është Serbia dhe Kosova. Çka ua ndien atyre për problemet tona. Por, ai që ka shkuar atje, a është Pacolli apo dikush tjetër, ka ofruar bursa, pajisje teknike dhe kanë mbaruar punë”, ka shtuar ai.

Ai shtoi se përfaqësuesit e Serbisë, për dallim nga përfaqësuesit e Kosovës, mendojnë se mjafton që vetëm të shfaqen e të “shpjegojnë ngjarjet që nga Beteja e Kosovës e deri këtu”.

"S’ka gjë nga kjo. Ose ne të bëjmë politikë reale, ose politikën që e ka vendin në letërsi. Ne mund ta bëjmë edhe këtë politikë, pjesa më e mirë e së cilës është të humbim ndershëm, por unë nuk dua të marrë pjesë në atë betejë. Dua të fitojmë, sepse këtij shteti i duhen fitoret dhe rezultatet”, porositi Dacici. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.

 

Shkruani e-mailin tuaj për tu abonuar në pakon e lajmeve të Kosovahaber'it