Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 14 Qershor 2021

Reziston Presidenca

E Hënë 24 Dhjetor 2012 13:11

Atifete Jahjaga po u reziston skenarëve për rikonfigurimin e skenës politike që ia rrezikojnë pozitën. Një zyrtar në Presidencë ka thënë se largimi para kohe i Jahjagës mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve të drejtpërdrejta presidenciale. Në PDK pohojnë se plani i Ramush Haradinajt për t’u bërë kryeministër e Hashim Thaçi president është i vështirë për t’u realizuar. Ndërkaq këto zhvillime zyrtarët e LDK-së po i përqeshin.

Skenari i Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, që në kuadër të marrëveshjes eventuale për koalicion me PDK-në t’i merret posti i Presidentes Atifete Jahjagës, duke ia dhënë atë Hashim Thaçit, është kundërshtuar nga Presidenca, shkruan “Express".

Një zyrtar i afërt me Jahjagën, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se pavarësisht përpjekjeve për rikonfigurim të skenës politike, presidentja nuk e ka në plan të japë dorëheqje dhe as të lëshojë pozitën që e ka fituar në bazë të marrëveshjes PDK-LDK-AKR.

Sipas tij, Jahjaga do të pajtohet për largimin nga Zyra vetëm nëse kompletohet reforma kushtetuese, shpallen zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale dhe bëhet pranim dorëzimi i detyrës, pavarësisht se mandati i saj nuk ka përfunduar.

Sipas këtij zyrtari, në një variant të tillë Presidentja nuk do të kandidojë për të kërkuar votën e qytetarëve, por as nuk do ta çojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar shkurtimin e mandatit. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.

 

Shkruani e-mailin tuaj për tu abonuar në pakon e lajmeve të Kosovahaber'it