Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 14 Qershor 2021

Policia rajonale bashkëpunon dhe thyen rrjetet e trafiku

E Marte 25 Dhjetor 2012 10:39

Një rritjeje në bashkëpunimin dhe bashkërendimin policor mbi krimin e organizuar në rajon po i jepet merita për arrestimin e 45 njerëzve të dyshuar se janë përfshirë në një rrjet trafiku human në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH), Kosovë e Slloveni.

Sipas njoftimeve të mediave, emigrantët, shumica me shtetësi turke e shqiptare ishin trafikuar nëpërmjet Serbisë, BiH-së e Kroacisë për në BE, duke paguar 850 euro deri në 1,000 euro secili.

Midis atyre të kapur për drejtimin e rrjetit ishin 18 vetë nga Kroacia, duke përfshirë tre policë kufitarë, 10 nga Sllovenia, shtatë nga Kosova e 17 nga BiH.

Në Kosovë, shtatë vetë u arrestuan nëpërmjet një operacioni të kryer nga një ekip i përbashkët hetues përbërë nga njësia e hetimit të krimit të organizuar të EULEX-it e departamentit të krimit të organizuar të policisë së Kosovës.

EULEX tha se të dyshuarit u arrestuan nën një hetim në grupet ndër-vendore të krimit të organizuar. Ata janë akuzuar për krim të organizuar dhe kontrabandë emigrantësh.

"Ka patur bashkëpunim më parë në nivelin e EUROPOL-it dhe provat janë ndarë mes vendeve," tha përSETimesBlerim Krasniqi, një zëdhënës i EULEX-it.

"Bashkëpunimi i policive rajonale në fushën e sigurisë dhe punëve të brendshme është shumë i suksesshëm, profesional dhe me cilësi të lartë në të gjitha nivelet. ... Për kryerjen funksionale të një operacioni të tillë, informacioni policor është ndarë menjëherë, në përputhje me protokollin dhe veprimet e ndryshme," tha policia kroate përSETimes.

"Krimi i organizuar ndër-kufitar dhe emigracioni i paligjshëm nuk kanë kufij shtetërorë dhe prekin vende të shumta, kështu që shtypja e efektshme e tyre është e mundur vetëm me bashkëpunim të suksesshëm të policive ndër-kufitare në të gjitha vendet," tha policia kroate për SETimes.

Petrit Zogaj i lëvizjes së Kosovës "FOL" tha se një luftë e bashkërenduar kundër krimit të organizuar do të thotë më shumë siguri dhe parrezikshmëri për shtetasit e vendeve në rajon.

"BE na trajton si një vend ku krimi i organizuar mbisundon këtë rajon dhe ka vetëm një alternativë, të luftohet kjo dukuri, që deri tani, për fat të keq, na përcakton ne," tha Zogaj përSETimes.

"Që kur krimi është bërë botëror, reagimet thjeshtë kombëtare janë të papërshtatshme," tha përSETimesAntonia Maria Kosta, drejtore ekzekutive e Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.

 

Shkruani e-mailin tuaj për tu abonuar në pakon e lajmeve të Kosovahaber'it