Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 31 Korrik 2021

Ndoshta në Presidencë

E Premte 04 Janar 2013 10:43

Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të kandidojë më për postin e Kryeministrit, duke hapur kështu dilema rreth të ardhmes së tij politike. Në PDK nuk japin përgjigje se ku do të vazhdojë karrierën Shefi i tyre. Por, analistët parashikojnë se Lideri i PDK’së do të shkojë në postin e Presidentit ose do të tërhiqet përkohësisht nga politika.

As zyrtarët e PDK’së nuk e dinë se ku do të vazhdojë karrierën politike Kryeministri aktual, Hashim Thaçi.

Lideri i PDK’së ka thënë se nuk do të kandidojë më për të udhëhequr Qeverinë, por nuk ka treguar se a do të vazhdojë të mbetet në politikë apo do të pushojë përkohësisht.

Zyrtarët e PDK’së thonë se përgjigjen se çka do të bëjë Thaçi duhet kërkuar tek vetë ai.

“Veç Kryeministri e di atë përgjigje”, ka thënë anëtari i Kryesisë së PDK’së Adem Grabovci, kur është pyetur se ku do të shkojë Kryeministri pasi ta përfundojë mandatin.

Në një intervistë për mediet e shkruara, Lideri i PDK’së ka konfirmuar se nuk do të jetë më Kryeministër i Kosovës.

“Një gjë është e sigurt, se PDK’ja do t’i fitojë zgjedhjet edhe në mandatin tjetër, por unë nuk dua të jem kandidat për Kryeministër”, ka thënë Thaçi.

Për dallim prej zyrtarëve PDK’së, analistët politikë tregojnë se Kryeministri aktual ka dy opsione para vetës - të shkojë në Presidencë ose të pushojë përkohësisht nga politika, në mënyrë që të shpëtojë i pastër nga skena aktuale politike e përfshirë në skandale.

“Thaçi është qe gati pesëmbëdhjetë vjet aktiv në skenën politike. E ka mbuluar një periudhë të rëndësishme historike dhe shumë aktivitete. Vendimi për të mos kandiduar për Kryeministër ka dy tehe: e para, nuk dëshiron të jetë më Kryeministër dhe të distancohet nga politika aktuale dhe e dyta, mund të jetë se ai ka synime të bëhet Kryetar i Kosovës me mandat pesëvjeçar dhe të mbetet edhe më tej në politikë. Pas atij mandati të Kryetarit të vazhdojë karrierën ngjashëm si Milo Djukanovic në Mal të Zi, që gjithnjë po del si i pazëvendësueshëm”, parashikon Shkëlzen Maliqi, analist politik. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.