Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 13 Maj 2021

Kuvendi i Serbisë shqyrton rezolutën për Kosovën

E Shtunë 12 Janar 2013 12:15 Deputetët e Kuvendit të Serbisë, në mbledhjen e jashtëzakonshme që ka filluar sot në Beograd, do ta shqyrtojnë propozimin e qeverisë për rezolutën përkatëse që do të duhej të shërbejë si bazë për bisedime me institucionet e Kosovës.  Partia Demokratike e Serbisë (e Koshtunicës) ka propozuar 8 amendamente, katër nga të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e propozimit, ndërsa katër të tjera për heqjen e pjesëve ku përmendet BE-ja dhe zbatimi i marrëveshjeve të deritashme të arritura në Bruksel. Partia Liberale-demokratike e Çedomir Jovanoviqit ka paralajmëruar se nuk do të votojë fare për këtë rezolutën. Në këtë javë, presidenti dhe Qeveria e Serbisë kanë arritur marrëveshje për dy dokumente për Kosovën: projekt/rezolutën që do të shkojë para deputetëve për miratim, dhe platformën, e cila nuk është bërë publike.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.