Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 13 Maj 2021

Dacic kërkon autonomi për serbët në Kosovë

E Shtunë 12 Janar 2013 14:11Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se në bisedimet me Prishtinën do të insistojë për formimin e bashkësisë autonome të komunave serbë në Kosovë dhe se qëllimi i Serbisë është që "të vihet pika" në zgjidhjen e problemit të Kosovës. "Propozimi i rezolutës bazohet në atë që përfaqësuesit e Serbisë, në mënyrë graduale, do të insistojnë në vendosjen e bashkësisë autonome të komunave serbe në Kosovë, ndërkohë që juridiksioni fillestar dhe rregullimi i brendshëm do të jetë temë e bisedimeve”, ka thënë Dacic në fillim të diskutimit në Kuvendin e Serbisë, transmeton Rel. Dacic ka theksuar se Serbisë i nevojitet politikë pragmatike në interes të popullit dhe se Serbia më nuk mund të shkojë prapa dhe se për këtë shkak nga rezoluta është hequr pjesa që thotë se “për asgjë nuk është arritur pajtimi, derisa nuk pajtohemi për të gjitha”, ashtu sikurse edhe pjesa për ndërprerjen e bisedimeve teknike. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.