Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 15 Maj 2021

Presidentja Jahjaga në Emiratet e Bashkuara Arabe

E Hënë 14 Janar 2013 11:11

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga po qëndron në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë edhe në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare për Energjinë, “World Future Energy Summit” që mbahet nën patronazhin e Princit të Abu Dhabit, Shkelqësisë së Tij Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Samiti Ndërkombëtar për Energjinë që mbahet në Abu Dhabi të EBA, mbledhë një numër të madh të udhëheqësve botëror dhe të atyre të organizatave ndërkombëtare, dhe trajton çështjen e energjisë  dhe të ujit me qëllim të sigurimit të përparimit dhe mirëqenies njerëzore, njofton Presidenca përmes një kumtese.

Gjatë qëndrimit në EBA, presidentja Jahjaga do të takohet me udhëheqësit më të lartë shtetëror të Emirateve si dhe me pjesëmarrës të tjerë, udhëheqës të delegacioneve shtetërore, në këtë konferencë ndërkombëtare.  

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.