Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 13 Maj 2021

SHBA: Platforma serbe nuk ndihmon dialogun

E Hënë 14 Janar 2013 11:26

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ende nuk është deklaruar lidhur me rezolutën dhe platformën politike serbe për Kosovën të miratuar nga Kuvendi i Serbisë. Mirëpo, një burim i Departamentit të Shtetit tha për RTK-në se ajo jo që nuk ndihmon raportet, “por platforma si e tillë do të pengojë dhe dëmtojë dialogun në nivelin e lartë politik”.

Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar fuqimisht në mbështetje të dialogut që po zhvillohet në Bruksel nën patronatin e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Analistë të tjerë amerikanë kanë deklaruar se rezoluta dhe platforma serbe në formën e miratuar “përpiqet të ruajë tendencën e sovranitetit formal në gjithë territorin e Kosovës”, ndërsa ka për qëllim “të krijojë një sistem ku serbët e Kosovës do të qeveriseshin ndaras”, raporton RTK.

Ajo edhe është quajtur një “ëndërr e Milosevicit”, duke aluduar tërthorazi se në politikën serbe asgjë nuk ka ndryshuar nga ideologjia diktatoriale dhe shoviniste e kriminelit serb, ideologji që çoi në shkatërrimin e ish Jugosllavisë dhe nisjen e luftërave me sllovenët, kroatët, myslimanët e Bosnjës dhe me shqiptarët.

Profesori në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer ditë më parë deklaroi se më një qëndrim dhe platformë të tillë provokohen dhe “janë të mundshme edhe konfliktet e armatosura”. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.