Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 22 Shtator 2020

Dështon përzgjedhja e anëtarëve për Bordin e RTK-së

E Mërkurë 30 Janar 2013 13:52

Përzgjedhja e anëtarëve të ri të Bordit të RTK-së ka dështuar edhe të mërkurën, pasi që kandidatët nuk kanë marr votat e mjaftueshme. Konkursi për dy anëtarë tjerë të Bordit, njëri nga komuniteti shqiptar dhe tjetri nga komuniteti pakicë, do të përsëritet.

Koalicioni qeverisës pas ikjes nga seanca e fundit, në këtë seancë ka marr pjesë duke votuar për anëtarët e Bordit të RTK-së, raporton KosovaPress.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se seanca vazhdon aty ku ka mbetur votimi në përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

“Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së në seancën e 24 janarit për anëtarë të Bordit, në votimin e parë nga gjashtë kandidatë të propozuar nga radhët e shumicës shqiptare vetëm dy, Besa Bytyçi dhe Faton Mehmetaj. Ibrahim Kadriu dhe Murat Musliu hiqen nga lista. Ndërsa në raundin e dytë duhet të shkojnë, Blerta Zeqiri dhe Mustafë Halili”, ka thënë Krasniqi.

Pas kryerjes së votimit është konstatuar se Mustafë Halili ka marr 47 vota, ndërsa Blerta Zeqiri 20 vota, ndërkohë që 39 vota janë shpallur të pavlefshme.

Kjo ka bërë që asnjëri të mos mund të zgjidhet anëtari i Bordit të RTK-së, duke shkuar në ripërsëritje të konkursit për dy kandidat, një të shumicës shqiptare dhe një të komunitetit pakicë.

Po ashtu, nga rezultatet e seancës së 24 janarit, për anëtarë të Këshillit të Pavarur për Media (KPM), nga radhët e komunitetit shqiptar kanë qenë dy kandidate, por asnjëra nuk ka marrë votat e nevojshme. Kurse Vesna Jovanovix nga komuniteti serb është zgjedhur. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.