Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 20 Janar 2022

Nuk do të votojmë nëse nuk ka vende të rezervuara

E Enjte 30 Janar 2014 12:15

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, ka paralajmëruar se minoritetet mund të largohen nga të gjitha institucionet shtetërore nëse nuk u vazhdohen ulëset e rezervuara në kuvend edhe për një mandat.

Një qëndrim të tillë e ka konfirmuar edhe deputetja e KDTP-së, Myfera Shinik.
Sipas saj përfaqsuesit e komuniteteve në Kuvend dhe Qeveri shpesh takohen mes vete për të diskutuar këtë problem, për të cilën gjë kanë marrë edhe mbështetjen e Quintit dhe tani si opsion të fundit kanë paralajmëruar largimin nga institucionet.

"Kushtetuta parasheh vetëm vendet e garantuara për komunitetet. Përfaqësuesit e KDTP-së dhe të komuniteteve tjera kërkojnë që edhe për dy apo së paku një mandat të vazhdoj praktika e vendeve të rezervuara. Për ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme 2/3 e votave të Kuvendit dhe disa parti opozitare kanë kundërshtuar këtë dhe kemi kërkuar që patitë shqiptare të gjejnë një zgjidhje politike për këtë, që është mbështetur nga Quinti. Nëse nuk ndodh kjo atëherë do t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet demokratike për ta arritur synimin tonë. Si opsion është edhe largimi nga institucionet dhe mospjesëmarrja në seancat e Kuvendit të Kosovës dhe organet e tjera qeveritare", ka thënë ajo.






 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.