Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 04 Mars 2021

Togo njeh pavarësinë e Kosovës

E Enjte 03 Korrik 2014 09:15

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se Togo sapo e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Shteti afrikan Togo sapo e ka njohur pavarësinë e Kosovës duke arritur në 107 njohje”, ka shkruar ai në FB.

Togo është një vend në Afrikën Perëndimore që kufizohet me Ganën në perëndim, Beninin në lindje dhe Burkina Faso në veri. Ka 57 mijë kilometra katrorë me një popullatë prej 6.7 milionë banorëve.

Ky shtet bën numrin 107 të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, llogaritur këtu edhe dy njohje të paverifikuara nga Nigeria dhe nga Mali që i kishte proklamuar zëvendëskryeministri në detyrë Behxhet Pacolli.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.