Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 22 Prill 2021

Hyseni: Rreth 300 kosovarë në luftërat e Irakut dhe të Sirisë

E Shtunë 21 Shkurt 2015 11:39Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se Kosova do që të bëhet pjesë e arkitekturës globale në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe se është zotuar për të kontribuuar me resurse humane dhe financiare në luftën kundër terrorizmit. Hyseni ka marrë pjesë në takimin treditor të organizuar nga Shtëpia e Bardhë mbi përpjekjet për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm. Ai tha se rezultati i Samitit të Washingtonit është se bota e ka kuptuar se ka një konsensus global se fenomeni i ekstremizmit nuk lë asnjë vend të botës të paprekur. Sipas tij, në luftërat e Irakut dhe të Sirisë kanë shkuar rreth 300 shtetas të Kosovës, ndërkohë që janë arrestuar 150 persona: luftëtarë, nxitës dhe rekrutues të ushtarëve për në luftërat e huaja. Ministri Hyseni tha se Kosova do të bashkëpunojë për shkëmbimin e informacionit me SHBA-të, Interpolin dhe Europolin. Por shtoi se Kosova do ta kishte shumë më të lehtë bashkëpunimin po të ishte anëtare e plotë e Interpolit dhe Eurpolit, si dhe organizmave tjerë ndërkombëtarë të policisë dhe sigurisë. /VoA/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.