Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 22 Prill 2021

Presidentja Jahjaga uron turqit e Kosovës për Ditën Memoriale

E Hënë 20 Prill 2015 14:33

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti ministrin e Administratës Publike dhe njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, zotëri Mahir Yagcilar, si dhe një delegacion të Këshillit Organizativ për shënimin e Ditës Memoriale të komunitetit turk në Kosovë.

Presidentja Jahjaga duke e uruar komunitetin turk për Ditën Memoriale, tha se ky komunitet tregon një shembull të mirë të integrimit në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës dhe është i përkushtuar për ndërtimin e shtetit demokratik, së bashku me të gjitha komunitetet e tjera në vend. Presidentja Jahjaga tha se Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të barabartë, pa dallim, që ndajnë edhe përgjegjësitë dhe obligimet për ta zhvilluar e përparuar atë dhe për ta bërë edhe pjesë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar.

Ministri Yagcilar e falënderoi presidenten Jahjaga për urimet dhe mbështetjen që i jep komunitetit turk në Kosovë dhe e njoftoi atë për të gjitha aktivitetet që kanë nisur për shënimin e Ditës Memoriale të Turqve në Kosovë. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.