Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Haxhiu: Presim që Kushtetuesja të marrë vendimin e duhur

E Marte 11 Gusht 2015 12:19

Tri deputetet e partive opozitare, nga VV-ja, AAK-ja dhe NISMA, përkatësisht Albulena Haxhiu, Teuta Haxhiu dhe Valdete Bajrami kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të asaj se a ka pasur shkelje të Kushtetutës gjatë votimit të Gjykatës Speciale.

Haxhiu, pas dorëzimit të kërkesës ka theksuar se “ndonëse Gjykata Kushtetuese e ka humbur kredibilitetin e saj, ajo beson se gjyqtarët e kësaj gjykate do të marrin një vendim në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Ajo ka thënë se për të kundërshtuar vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale do të ndërmarrin edhe veprime tjera, për të cilat nuk ka dhënë detaje. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.