Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Ban Ki-moon, i shqetësuar me vonesën e Speciales

E Enjte 13 Gusht 2015 11:36

Në observimet e tij në raportin më të ri për Kosovën, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësimin për vonesën e krijimit të Gjykatës Speciale, vonesa këto siç thotë ai, ‘minojnë imazhin e Kosovës dhe përbëjnë mundësi të humbura për të vendosur një shembull drejtësie dhe llogaridhënie’.

Ky raport përfshin periudhën e zhvillimeve nga 16 prilli deri më 15 korrik dhe u është dërguar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, para se të votohej miratimi i amendamentit për krijimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

Ban më tej në raport thotë se ka mirëpritur ‘vazhdimin e bisedimeve teknike dhe të nivelit të lartë midis Beogradit dhe Prishtinës në veçanti adresimin e çështjeve si themelimin e Asociacionin e komunave serbe dhe çështjet që lidhen me energjinë dhe telekomunikacionin.

Ai gjithashtu thotë se e ka mirëpritur edhe ‘bashkëpunimin produktiv midis liderëve lokalë, kryetarëve të Veriut dhe Jugut të Mitrovicës.’

“Ky trend pozitiv dhe i rëndësishëm duhet të ruhet dhe të forcohet. Iniciativa të tilla që konkretisht përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës, ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe nga to përfitojnë të gjitha komunitetet”, thekson Ki-moon.

Ai po ashtu ka mirëpritur miratimin nga Komisioni Evropian të propozimit për një Marrëveshje të Stabilizim Asocimit me Kosovën, si dhe progresin e vazhdueshëm drejt liberalizimit të vizave, që i ka quajtur “shenja të rëndësishme për reformat institucionale që Prishtina vazhdon të zbatojë në rrugën e saj evropiane”.

Shefi i Kombeve të Bashkuara ka theksuar në raport edhe çështjen e të zhdukurve dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të emërojnë një udhëheqës të ri të Grupit Punues për Personat e Zhdukur.

Ai në fund të raportit gjithashtu konstaton se ‘Kosova dhe rajoni vazhdojnë të përballen me sfida transnacionale, sidomos nga radikalizmi i të rinjve dhe ekstremizmi i dhunshëm,’ një çështje kjo e ngritur sërish dhe që nuk ka kaluar heshtur as në mbledhjet e shkuara të Këshillit të Sigurimit.

Kryesues i radhës për këtë muaj i Këshillit është Nigeria, ndërsa seanca për Kosovën mbahet më 21 gusht. /Rtk/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.